Manchester United kanë shtuar përpjekjet për të nënshkruar me mesfushorin e Wolves, Ruben Neves.
Neves ka kontratë me Wolves deri në vitin 2024, por interesimi i klubeve të mëdha evropiane pritet të ndikojë që ai të largohet këtë verë.
Sipas ‘The Sun’, Manchester United do të shtojë përpjekjet për të nënshkruar me portugezin.
Neves vlerësohet me 50 milionë funte dhe mund të lejohet të largohet nëse marrin një ofertë të tillë drejtë tij.
Në 36 paraqitje me Wolves këtë sezon, ai ka shënuar katër gola dhe dhuruar dy asistime.