Man United ndalet në “Old Trafford” nga Southamptoni, ekipi i fundit në Premierligë

Manchester United është befasuar nga Southamptoni duke u ndalur me barazim.

“Djajtë e Kuq” barazuan 0:0 me Southamptonin në stadiumin “Old Trafford”, shkruan lajmi.net.

Punët u bënë shumë të vështira nga minuta e 34-të për vendasit kur mesfushori brazilian Casemiro u përjashtua me karton të kuq direkt.

Në minutat në vazhdim United tentoi të gjente rrugën e golit, por mysafirët shfrytëzuan avantazhin numerik në fushë duke marrë një pikë të madhe në luftën e tyre për mbijetesë.

Manchester United mbetet i treti me 50 pikë, ndërkohë që Southamptoni është i fundit me 22 pikë.