Man United mund të përdorë Mason Greenwood për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Juventusit

Manchester United është i gatshëm të përdorë interesimin e Juventusit për Mason Greenwood për mbrojtësin brazilian Bremer. 

Sipas Gazzetta dello Sport, Djajtë e Kuq duan të përdorin sulmuesin si pjesë e këmbimit për Gleison Bremer.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar është lidhur me një lëvizje në “Old Trafford” si pjesë e rindërtimit të ekipit anglez nën drejtimin e Sir Jim Ratcliffe.

Në anën tjetër, Juventusi po kërkon një sulmues anësor, ku në krye të listës është Mason Greenwood që po shkëlqen në huazim te Getafe.

Man United që synon të shtojë përforcime në mbrojtje dhe e do brazilianin, duke ofruar Greenwood dhe para për të mbyllur marrëveshjen.