Man United gati ta konsiderojë trajnerin e ri për të kënaqur Cristiano Ronaldon

Sipas El Chiringuito, “Djajtë e Kuq” janë në kontakt me ish trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane që është rekomanduar nga ylli i skuadrës, transmeton lajmi.net.

Kjo nuk është befasi duke marrë parasysh formën e dobët që është duke kaluar Man United për momentin, derisa Zidane dhe Ronaldo kaluan një super sukses se bashku për disa vite në Madrid.

Televizioni spanjoll sugjeron që gjiganti anglez është gati të punësojë Zidane për të zëvendësuar Solskjaer.

Do ishte interesante të shohim teknikun francez në “Old Trafford”, ngase padyshim do ishte sfidë ndryshe në krahasim me “Los Blancos”.

Zidane asnjëherë nuk ka menaxhuar skuadër në Premierligë dhe që do kishte top trajnerë si rivalë, si Pep Guardiola, Jurgen Klopp dhe Thomas Tuchel.