Manchester City ka në radhët e saj një fazë ofanzive mjaft të pasur me talentë, por ata po synojnë ta përforcojnë atë edhe më shumë sezonin e ardhshëm.
Përkundër faktit që shitën Julian Alvarez tek Atletico Madridi për 81 milionë euro, City ende ka në ekip disa lojtarë të nivelit botëror.
Jack Grealish, Bernardo Silva, Jeremy Doku, Kevin De Bruyne dhe Phil Foden janë në mesin e lojtarëve të jashtëzakonshëm që posedon Guardiola, ndërsa Ilkay Gundogan u rikthye në klub këtë verë një vit pasi u largua në drejtim të Barcelonës.
Ishte një verë relativisht e qetë për Cityn sa i përket transferimeve, pasi ata kompletuan vetëm dy prurje të reja, Gundogan nga Barcelona dhe Savinho nga Troyesi.
Sipas Daily Express, Jamal Musiala ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit që Bayerni ia ka ofruar atij.
Reprezentuesi gjerman ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me gjigantin gjerman, e cila skadon në verën e vitit 2026.
Është raportuar se Musiala dëshiron një pagë prej 300 mijë eurosh për të vazhduar bashkëpunimin me Bayernin.
Ekipi i Vincent Kompany thuhet se e vlerëson shumë Musialën, i cili ka shënuar 45 gola në 167 ndeshje për Bayernit ndërsa kartoni i tij kap shifrën e 120 milionë eurove.
Në rast se Musiala nuk pranon të nënshkruajë kontratë të re, Bayerni me gjasë do të detyrohet verën e ardhshme që ta shesë atë dhe mos të rrezikojë ta humb falas në vitin 2026.