Maldini e mposht edhe koronavirusin

Mbrojtësi legjendar italian Paolo Maldini, përpos që ka kaluar shumë sfida dhe kundërshtarë në futboll, sot e ka fituar edhe një betejë.

Maldini e ka mposhtur edhe koronavirusin.

Ai dhe djali i tij ishin diagnostifikuar me Covid-19 para muajin e kaluar.

I biri e kishte kaluar virusin disa ditë më parë.

Paolo tani është drejtor teknik te AC Milan, mirëpo me gjasë do të vazhdoj angazhimin e tij larg San Siros.

Italiani e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve.