Makron shtyn hapjen e Francës nga koronavirusi më 11 maj

Franca, padyshim, nuk ishte e përgatitur sa duhet për krizën e koronavirusit të ri, e cila zbuloi të meta, pranoi sot presidenti francez, Emmanuel Macron, në një fjalim televiziv.

“Edhe pse është epidemia që fillon të vendosë ritmin, ka pasur mangësi si në të gjitha vendet e botës”, tha Macron.

“Neve na mungonin veshjet, dorezat, xheli hidro-alkoolik, ne nuk ishim në gjendje të shpërndanin aq maska sa do të donim”, vazhdoi ai.

Macron njoftoi, gjithashtu, se kufizimi kombëtar do të zgjatet deri më 11 maj.

“Kufizimi më i rreptë duhet të vazhdojë deri të hënën, më 11 maj. E hëna, 11 maj, do të jetë e mundur vetëm nëse ne vazhdojmë të tregohemi qytetarë, të jemi të përgjegjshëm, t’u bindemi rregullave dhe nëse përhapja e virusit ka vazhduar të ngadalësohet”, shtoi presidenti.