Nesër seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga PDK, e mbyllur për gazetarë

Përmes një njoftimi, Kuvendi ka bërë të ditur se si pasojë e pandemisë, edhe kjo seancë do të jetë e mbyllur për gazetarë, porse do të ketë transmetim direkt. Seanca është thirrur nga PDK-ja, e cila pritet të prezantojë para deputetëve për miratim Pakon emergjente prej 320 milionë eurove.Njoftimi i plotë:Rendi i ditës1. Propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit “Covid 19”, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për sektorin privat në Kosovë.Për vëmendje:Njoftim lidhur me qasjen e mediave në seancëPër shkak që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë ballkonin, vazhdon të mbetet në dispozicion të deputetëve, ju njoftojmë se prezenca mediave në seancën e nesërme do të jetë e pamundur.Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:· Ueb faqes së Kuvendit,· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe· RTK-së, si medium publik. ​