Makraduli: “Posta” ka borxh rreth 10 milionë euro

Drejtori i përgjithshëm i SHA Posta, Jani Makraduli, deklaroi se Qeveria ka alokuar mjete nga buxheti për kompaninë për shkak të humbjeve të pësuara nga pandemia dhe pezullimit të shërbimeve financiare për shkak të falimentimit të SHA Eurostandard Bankës Shkup. Ai theksoi se qëllimi kryesor për momentin është stabilizimi financiar i SHA Posta.

“Për momentin, qëllimi im kryesor edhe i Bordit drejtues është të stabilizoj financiarisht kompaninë. Eliminimi i kostove të panevojshme, gjetja e klientëve të rinj, më shumë investime në zgjidhje që mund të përmirësojnë situatën financiare, mbi të gjitha është procesi i digjitalizimit, investimet në mjedis, dhe në këtë mënyrë stabilizimi financiar, por edhe rivendosja e reputacionit të dikurshëm që kishte SHA Posta, janë dy përparësitë e menaxhmentit. Mjetet që Qeveria jep për pagimin e pagave, do të drejtohen vetëm për qëllimin për të cilin janë dhënë”, nënvizoi Makraduli.

Borxhi i përgjithshëm i SHA Posta është rreth 10 milionë euro. Përveç operacionit aktual, ekziston një borxh që tërhiqet nga e kaluara dhe nuk varet nga menaxhimi i tij, por edhe nga vendimet e qeverisë.

Ai thekson se opinioni nuk është i informuar për shumë shërbime të Postës, së ofruara nga operatorët privatë.