Makina përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë në bulevardin Zhan Dark.

Një 76-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë u përplas nga një makinë e për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

“Në bulevardin “Zhan D’ark”automjeti me targa TR 6509 H , me drejtues shtetasin Gezim Marashi i dtl.12.07.1969 me leje drejtimi kategoria B , ka perplasur shtetasin Vlash Sokoli 76 vjeç i cili ka qene me biçiklete duke kaluar karrexhaten ne i cili ka mderruar jete ne vend ngjarje”,-thuhet ne njoftimin e policisë.