Makao, qyteti i vetëqeverisur që tani është qendër botërore turistike

Më 20 dhjetor shënohet 20 vjetori i kthimit të rajonit autonom Makao nën administrim të Kinës.

Qyteti me 640 mijë banorë, i cili vetëqeveriset është tani një qendër botërore turistike dhe PBB-ja për frymë renditet në vendin e dytë të botës me mbështetjen e Kinës.

Më 1887, Portugalisë iu dha e drejta e përhershme koloniale për rajonin Makao deri në 1999 kur dhe e drejta u transferua tek Kina. Si rajon i veçantë administrativ Macao ka një sistem qeverisjeje dhe ekonomik të ndarë nga sistemi i qeverisjes në Kinë

Pikërisht me zhvillimin e shpejtë ekonomik të pjesës kontinentale, Makaoja  “vendi me dy sisteme” pati zhvillim të vrullshëm, duke u bërë një nga zonat më të pasura në botë, shkruan CRI.

PBB-ja për frymë e banorëve të Makaos ka arritur në 83 mijë dollarë amerikanë në vitin 2018 nga 15 mijë dollarë para kthimit nën administrim të Kinës.

Në vitin 2019, qeveria qendrore publikoi programin e zhvillimit të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hongkong-Makao, ku Makao u përcaktua si një nga katër qendrat e këtij programi.

Ky është një rast i çmuar për lulëzimin dhe zhvillimin e Makaos ku rritja e standardit të jetesës ka qenë përparësia kryesore, shkruan CRI

Kur iu kthye Kinës, përqindja e papunësisë në Makao ishte 6.3 %, ndërkohë në vitin 2018 kjo përqindje u ul në 1.8 %.

Ndër 21 projektet kryesore për 5 vitet e ardhshme të zhvillimit ekonomik të Makaos, 16 prej tyre janë për përmirësimin e jetesës.

Në vitin 2018, qeveria e Makaos shpenzoi 18.05 miliardë pataka (monedha e Makaos, 8 pakata baraz me 1 dollar amerikan)   për sigurimet shoqërore, duke mbuluar pensionin, arsimin, kujdesin shëndetësor dhe transportin, shkruan CRI.