Eco Guerilla:Qytetarët të denoncojnë ndotësit në Inspektoratin ekologjik

Shumë qytetarë këto ditë me ndotje të lartë të ajrit, kanë denoncuar raste ku fqinjtë e tyre djegin materiale dhe copa dërrasash nga mobilieritë që përmbajnë ngjyra dhe llaqe me kimikate.

Nëse duam që të parandalohen këto ndotës, qytetarët këto denoncime duhet ti bëjnë pranë Inspektoratit ekologjik komunal me adresën dhe emrin e ndotësit në numrin e telefonit pa pagesë 0800-55-043.

Gjithësesi, mospasja e një alternative të qëndrueshme për ngrohje gjithë këto vite, numri i madh i veturave pa standarde ekologjike, mungesa e transportit publik, mospastrimi i rrugëve nga pluhuri, ndërtimet pa standarde dhe kapacitetet industriale janë shkaktarët kryesorë të ndotjes në qytetin tonë.