Më 1 dhjetor të vitit 1887, Portugalia e pushtoi plotësisht Makaon, që ishte nën sundimin e dinastisë së dobët perandorake Qing.
Në vitin 1986, qeveria kineze dhe qeveria portugeze filluan bisedimet për çështjen e kthimit në atdhe të Makaos. Sipas marrëveshjes, më 20 dhjetor të vitit 1999, Makaoja u kthye në gjirin e atdheut dhe Kina rifilloi ushtrimin e sovranitetit mbi Makaon.
Me ndërthurjen mbi 100-vjeçare të kulturave lindore e perëndimore, Makaoja është bërë një qytet me pamje të veçantë magjike, ku ndodhen shumë pika kulturore e historike. Në korrik të vitit 2005, qyteti i lashtë i Makaos u pranua në listën e trashëgimive kulturore botërore të UNESKO-s.
Për këtë ngjarje do të zhvillohen një sërë veprimtarish . Presidenti Xi Jinping ka arritur në Makao për të marrë pjesë në festimet jubilare.Në fjalimin e mbajtur në aeroport kreu i shtetit vlerësoi suksesin e zbatimit të politikës bazë “Një vend me dy sisteme” dhe e përshkroi Makaon si “një perlë” me një të ardhme më të premtuese.