Majlinda dhe Roani duke u argëtuar me këngën e re të Majk, reperi: Videoja ime e preferuar

Reperi Majk së fundmi e ka publikuar këngën e tij më të re.

“Sytë mu kanë qorru” titullohet ky projekt muzikor i cili erdhi i realizuar edhe në anë vizuele. Kënga u pëlqye nga fansat e reperit por edhe djali i tij po e shijon në maksimum.

Ishte Majk ai i cili e ka publikuar një video në të cilën Roani shihet duke e kënguar këngën “Sytë mu kanë qorru” ndërsa shoqërohet nga Majlinda.

“Syte mu kane qorru met pa , videoja ime e preferuar ❤️😍”, ka shkruar Majk duke i etiketuar pranë postimit Majlindën dhe Roanin.