Rrjedh edhe më keq Sali Berisha, qytetarët e poshtërojnë me fyerje

“Berisha ka shkruar “Miladini shqipfolës! Argati i Beogradit!” – në një fotografi qesharake ku duken të njësuar në një personalitet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dhe ai kosovar, Hashim Thaçi.

“Sali truthari, turp të qoftë,” – i thoshte njëri prej tyre. Një tjetër ia përmendte çështjen e embargos së Serbisë para kohës së luftës në Kosovë, dhe të cilin vend e kishte furnizuar pikërisht Shqipëria e z.Berisha.

Të tjerë i thonin se megjithëse nuk e mbështesnin Thaçin politikisht, veprime të tilla joserioze nuk i kishin hije atij. Të tjerë komentues i thonin se nuk kishte asnjë të drejtë që ta njolloste në atë formë një lider të UÇK-së.

“Pozitat tua politike dhe profesinale nuk ta lejojn me postu statuse te tilla ne fb. Kuptoje se nuk mundesh me zbeh askend me keso lloj postimesh. Plaku po u bajka dy her fēmi ( popullore)” – shkruan ndërkohë një tjetër me inicialet A.K.

“O doktor a u lodhe breee , pa boll more me keto akuza te pabaza , po haj fillo luj deni loj shah ti kalojsh edhe ato vite qe te kane mbetur per te jetuar , nuk je mo per politik.” – shkruan një tjetër komentues.

“Plako, ke rrjedhur fare… !
Kësaj i thojn të mbjellesh faren e urrejtjes dhe përqarjes… bravo !
Edhe ata pak respekt që kemi pasur për ju dhe punen tuaj, me keto veprime po na deshmon energjin negative që keni.
Shiko banju foto Avatar edhe të tjerve, pasi që fundjav edhe ashtu ke kohe ti.” është komenti i një tjetri.