Majku i bashkëpunimeve, sjell projekt të ri me artistin turk

Majk është shndërruar në reperin me më së shumti bashkëpunime këtë vit.

Pothuajse çdo ditë publikon projektet me artistët më në zë, shkruan lajmi.net.

Pas bashkëpunimit me Xhensilën, ai ka publikuar një tjetër bashkëpunim.

Ai kësaj radhe ka realizuar një këngë në bashkëpunim me artistin turk, Kadr.

Dyshja këngën e tyre e kanë titulluar “Dua”, të cilës ia kanë realizuar edhe videoklipin./Lajmi.net/