Dy reperët e njohur, Majk dhe Lumi B janë bashkuar edhe një herë për një duet të ri.
Kështu kanë njoftuar artistët përmes postimeve në llogarinë në rrjetet sociale, ku zbuluan detajet e reja.
Kënga më e re e dyshes mban titullin “Migos” dhe do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa pritet të lansohet nesër (e martë).
“Nesër ora 18:00 – Majk X Lumi B – Migos”, ka shkruar Majk në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që projekti i fundit mes dy rap-artistëve ishte kënga “Sevdali” që sollën në bashkëpunim me DJ PM, DJ Dagz dhe Zaza.
Të dy ndërkohë pritet të jenë të angazhuar me koncerte përgjatë gjithë sezonit të verës. /Telegrafi/