Majk dhe Ghetto Geasy lansojnë nesër projektin e ri muzikor

Tash e disa kohë Ghetto kishte paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Ai e bëri të ditur këtë nëpërmjet publikimit të disa Instastory-ve ku edhe i pyeti fansat nëse duan që ai ta lansoj këngën e radhës.

Ndërsa duket se Majk dhe Ghetto Geasy kanë realizuar projektin më të ri së bashku.

Ishte Majk ai i cili dha lajmin përmes një postimi të bërë në Instagram ku shkroi se këngë do të vije nesër në orën 19:00, me titull “Hajde te baba”.