Maji dita e Rënies së Gjeneralit Fadil Nimani – Tigri dhe plagosjes time në betejën e Vaksincës

Të flasësh për Fadil Nimanin Gjeneral Tigrin është e tepërt pasi veprat e Gjeneralit për këtë tokë të kombit shqiptar flasin më shumë se fjalët e njerëzve.
Me Gjeneral Tigrin u njoha qish në fillim të organizimit të parë të UÇK-s takova, dhe u njoftuam, pasi në atë kohë ishte vetëm njoftim me Nofkën, Tigër,
Pastaj u takonim nganjëherë në Sllupçan e .
Pas asaj kur filluam me aksionin e parë ku dhe u Vra dëshmori Zaim Zeqiri ku dhe shum forcat armike pësuan, Mu lajmrua për të shpreh ngushëllime për Dëshmorin dhe më tha Qelo, ditët e lavdishme, Ki vend është Shqipni dhe Shqipni ka me kan.
Pas shpalljes së zonës së lirë në Sllupçan ku me 24 dhe 25 maj në Fshatin tim Heroik në Vaksincë u zhvillua një betejë ball për ball me Forcat Sllave, ku unë si I batalionit 2 në fshatin Vaksincë kishmi nevojë për përforcime Gjeneral Tigri me tha pas kërkesës për përforcime me tha mos ke dert Qelo për pak kohë ati jam, bashkarisht me Shokët e njësitit special Skendërbeu në krye me Beqa Demhasaj Zhuj Hamzaj Osmonaj Murat hilmi Hoti , e shum të tjerë që spom kujtohen, dhe Granit Osmani që në çdo moment ka qen bashkarisht me ne në një betejë të vështirë.
Pas arritjes së Gjeneral Tigrit me shokë filluam të pozicionohemi, dhe në një moment në murin e shtëpisë së rrugës për Llojan ku ishim pozicionuar, u goditëm nga një predhë, ku unë u plagosa rëndë dhe fillova mos ta ndjej vetën në vedije dhe Gjenerali kishte një plagë ku nuk shifej dot,afër zemrës së tijë, I buzëqeshur me erdhi vedija pasi na kishin dërguar Beq Demhasaj dhe disa shokë në spitalin Ushtarak të Fshatit Vaksincë, ku përgjegjës ishte Doktor Izairi, Beqa Me shokë kishin shkuar për ta Varrosur Gjeneralin, ndërsa nga Spitali ushtarak më tërheqën Bashk Luftaret edhe se ikisha Familjar sepse forcat sllave arritën afër spitalit Ushtarak, ndërsa në krye të fshatit na pritnin disa bashk luftëtar që më dërguan në spitalin e Likovës
Gjenerali I buzëqeshur I thoshte Luften Duhet ta vazhdoni , pasi kisha dhimbje në shpinë dhe gjoks i plagosur fillova të ndjej dhimbje shpirtërore për Vdekjen e Gjeneralit.
Mua më dërguan në Spitalin e Likovës, pastaj prej Likove në Kosov ku Faliminderoj mjekët e Prishtinës, pas shërimit përsëri kthehem në vendlindje për të vazhduar rrugëtimin e Gjeneral Tigrit. Fjala e tij e fundit ishte
“Dëshmor ose jo, si të duani më quani, por Amanetin për Liri të ma ruani”.
Faliminderit vëllezërit tanë që sakrifikuan dhe ranë dëshmorë për kombin tonë.
Lavdi “Gjeneral Fadil Nimani – Tigrit
Lavdi Dëshmorëve të kombit.

Për shkak të pandemisë, përvjetori nuk ka mundësi të mbahet.

Me Resepekt, Naim Alili