Madrilenët në festë, Mbappe refuzon rinovimin e kontratës me PSG

Kylian Mbappe mund të largohet këtë verë nga Paris Saint Germain.
E ardhmja e Mbappes vazhdon të jetë temë diskutimi pothuajse çdo vit.

Ylli francez në çdo merkato që hapët lidhet me kalimin e tij te gjiganti spanjoll, Real Madridi.

Megjithatë, në dy raste Mbappe ka refuzuar të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’, duke vazhduar kontratën me PSG.

Por, një rinovim tjetër nuk pritet të ndodhë, pasi raportohet që francezi ka refuzuar këtë herë.

Sipas Fabrizio Romanos, Kylian Mbappe ka informuar PSG-në për vendimin e tij, ai nuk do të aktivizojë opsionin për të zgjatur kontratën aktuale deri në vitin 2025, kjo do të thotë se marrëveshja do të skadonte qershorin e ardhshëm 2024.

Gjiganti francez nuk ka në plan për të humbur Kylian falas dhe lojtari pritet të largohet verës.