Madonna zbulon lajmin e ri për adhuruesit e saj (FOTO)

 

Madonna ka zbuluar së fundmi se për herë të parë është duke punuar me Max Martin për këngë të reja.

Ajo këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa artistja aktualisht po përgatitet të nisë turneun e saj “Celebration Tour”, ajo konfirmoi se po punon në studio për të sjellë sa më shpejt projekte të reja.

Max Martin është i njohur për dhjetëra hite në karrierën e tij, për të gjithë, nga Celine Dion te Backstreet Boys, Britney Spears, Katy Perry, Taylor Swift, Ariana Grande.