Macroni do të vizitojë Gjermaninë javën e ardhshme, në fokus çështja e sigurisë së Ukrainës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të shkojë në Gjermani të martën e ardhshme për të punuar nga afër me Berlinin për çështjen e garancive të sigurisë për Ukrainën.

Presidenti francez e bëri njoftimin për vizitën e tij gjatë ditës së sotme në Moldavi, i rrethuar nga liderë të tjerë politikë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më herët gjatë ditës së sotme se ka marrë një mbështetje të fortë nga aleatët në samitin e mbi 40 liderëve evropianë në Moldavi, për çështjen e furnizimit me avionë luftarakë në Kiev për të ndihmuar në zmbrapsjen e forcave ruse.

Megjithatë nuk dha shumë detaje rreth kësaj çështje.

 

 

Top Channel