Afrika e Jugut po shqyrton opsionet ligjore në rast se Vladimir Putin, subjekt i një urdhër-arresti për krime lufte, do të marrë pjesë në samitin e ekonomive në zhvillim të BRICS në Johannesburg në gusht, tha sot ministrja e Jashtme Naledi Pandor.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër për presidentin rus në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, dhe Afrikës së Jugut si një anëtare e ICC teorikisht do t’i kërkohet ta arrestojë atë nëse ai merr pjesë në samitin e BRICS.
“Qeveria jonë aktualisht po shikon se cilat janë opsionet ligjore në lidhje me këtë çështje dhe unë kam treguar se është diçka që presidenti do të jetë personi më i mirë për të folur për këtë pasi të ketë arritur një përfundim“- u tha Pandor gazetarëve në margjinat e një takimi të ministrave të jashtëm të BRICS në Cape Town.
“Ftesat janë lëshuar për të gjithë krerët e shteteve nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut për samitin e 22-24 Agusut në Johannesburg”, shtoi ajo.
GJNP lëshoi urdhrin për Putinin në mars dhe e akuzoi atë për krim lufte për dëbimin me forcë të fëmijëve nga territori i pushtuar nga Rusia në Ukrainë. Moska i mohon akuzat.
Top Channel