Macron: Përshkallëzimi i fjalëve mund të pengoj armëpushimin

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se është kundër përshkallëzimit verbal të luftës në Ukrainë, një ditë pasi homologu i tij amerikan, Joe Biden e përshkroi liderin rus, Vladimir Putin si kasap dhe tha se ai nuk duhet të lejohet të qëndrojë në pushtet.

Macron u tha mediave franceze se qëllimi ishte një armëpushim në Ukrainë dhe më pas tërheqja e trupave ruse.

Ai tha se kjo nuk do të ishte e mundur me një përshkallëzim përmes fjalëve apo veprimeve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet amerikane kanë mohuar se Biden po bënte thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi.

Ndryshe, Macron ka mbajtur komunikim me presidentin rus gjatë gjithë krizës në Ukrainë dhe tha se do të fliste me Putinin në dy ditët e ardhshme për të organizuar evakuimin e civilëve nga Mariupoli.