Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka qëndruar në Tiranë në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian
Ai ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe shqiptarët për mikpritje.
Përmes një postimi në platformën “X”, Macron tha se Franca mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.
“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian. Franca ju mbështet në këtë rrugë”, ka shkruar Macron.
Ndërkaq samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian u mbajt për herë të parë në Tiranë, me pjesëmarrjen e dyzet e shtatë liderëve evropianë.