Macron i dëshpëruar për Mbappen: Sot do t’i lutet Perezit që t’ia plotësojë dëshirën e madhe

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mbërriti në Paris. Atje ai do të bisedojë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe tema kryesore është Kylian Mbappe.

L’Equipe pretendon se Macron do të përpiqet të bindë Perezin për ta lënë Mbappen të luajë në Lojërat Olimpike.

Domethënë, Macron dëshiron dëshpërimisht që 25-vjeçari të luajë për Francën në turneun e ardhshëm olimpik nga 24 korriku deri më 10 gusht. Macron do të bëjë gjithçka që Mbappe si kapiten të udhëheqë Francën në spektaklin olimpik, i vetëdijshëm se ai është ylli më i madh francez i momentit.

Mbappe do të transferohetnë Real Madrid këtë verë. Pas një bisede disa mujore, ai vendosi t’u japë fund thashethemeve, duke bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në. Mbappe iu bashkua PSG-së në vitin 2018 për 180 milionë euro nga Monaco.

Këtë gjë nuk ia doli as këtë vit, PSG u eliminua në gjysmëfinale nga Borussia Dortmund. Prej disa kohësh është i pakënaqur dhe dëshiron të largohet. Presidenti i klubit e mbajti atë dy vite më parë me një nga kontratat më të mëdha në historinë e futbollit.

Ai ka marrë një bonus prej 180 milionë eurosh vetëm për nënshkrimin e kontratës dhe 70 milionë shtesë në fund të çdo viti të kontratës, e cila është dashur të zgjasë për tre vjet. Por atij iu ofrua opsioni për t’u larguar falas pas dy sezonesh dhe ai vendosi të përfitonte nga ky opsion.