Franca dhe Britania e Madhe do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme “për të penguar luftën e agresionit të Rusisë”, kanë thënë presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik, Sir Keir Starmer.
Kryeministri shënoi Ditën e Armëpushimit në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Paris si i ftuar i Macron të hënën dhe zhvilloi një takim me homologun e tij francez për të folur rreth pushtimit të Rusisë dhe ndalimit të migracionit të paligjshëm në Kanal, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Një deklaratë nga Pallati Elysee tha se të dy udhëheqësit kishin riafirmuar angazhimin e tyre për të “mbështetur Ukrainën në mënyrë të palëkundur”.
Takimi i tyre vjen pasi po bëhen pyetje në lidhje me mbështetjen e presidentit të zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump për Ukrainën, pasi ai tha se mund t’i jepte fund luftës “brenda një dite”.