Maas: Gjermania gjatë presidencës do të mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE

Gjermania do të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE pas marrjes së presidencës, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë një konference shtypi me homologune tij polak, Jacek Czaputovicz në Varshavë.

Czaputowicz dhe Maas, pas një takimi të mbajtur në Varshavë, thanë në një konferencë për shtyp se kishin qëndrime të ngjashme për çështje të ndryshme evropiane, përfshirë buxhetin e BE-së dhe planin e rimëkëmbjes.

“Ne duam një BE të fortë me një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe një buxhet ambicioz”, tha Czaputowicz.

Sipas tij, Maas ndan pikëpamjet e tij për “planet financiare afatgjata të BE-së, rëndësinë e Fondit Europian të Rindërtimit, nevojën për konsultime dhe për gjetjen e një kompromisi për Brexit”.

“Të gjitha këto çështje do të grumbullohen gjatë presidencës gjermane të BE”, tha Czaputowicz duke shprehur mbështetjen e Polonisë për arritjen e qëllimeve dhe përparësive të bllokut gjatë kësaj kohe.

Në këtë kontekst, ai përmendi edhe zgjerimin e Bashkimit Europian, angazhimin e tij me vendet e Ballkanit Perëndimor, marrëdhëniet me fqinjët e saj lindorë nën Partneritetin Lindor si dhe marrëdhëniet e bllokut me Rusinë.

”Takimi ishte gjithashtu një mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve”, shtoi ai.

Sipas tij, takimi tregoi se sa rëndësi i kushtojnë të dy palëve marrëdhënieve të ndërsjella, duke shtuar se Maas është zyrtari i parë i huaj që vizitoi Poloninë pas shpërthimit të pandemisë.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u tha gazetarëve në Varshavë se të dy vendet kanë një qasje solidare ndaj buxhetit të BE dhe një rol kyç për të luajtur në gjetjen e një kompromisi në lidhje me fondin e BE për rimëkëmbjen postCovid-19″./ATSH

Loading...