Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se nuk do të përjashtonte mundësinë e mbylljes së dy bazave ushtarake të përdorura nga SHBA-ja, duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e vështira të vendit të tij me Uashingtonin.
“Nëse është e nevojshme,Turqia mund të mbyllë bazën e saj ajrore në Incirlik dhe stacionin e radarit në Kurecik në provincën lindore të Malatyas”, deklaroi Erdogan në një intervistë televizive.
Ai theksoi për transmetuesin ”A Haber”, se Turqia do të japë përgjigjen e duhur nëse vendosen sanksione për vendin e tij.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, nënkuptoi javën e kaluar se Turqia mund t’i japë fund aksesit të SHBA-së në bazat ushtarake, në përgjigje të sanksioneve amerikane.
Senatorët amerikanë po kërkojnë sanksione kundër Turqisë për shkak të blerjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore, tip S-400, nga Ankaraja, nga i cili Uashingtoni frikësohet se do të rrezikonte shitjen e avionëve luftarakë, tip F-35.