Lyon përgatit një ofertë luksoze për Lacazetten

30-vjeçari ka qenë i rregullt për Arsenalin gjatë sezonit 2021-22, duke bërë 23 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me pesë gola dhe pesë asistime, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Lacazette në “Emirates Stadium” do të skadojë në fund të qershorit dhe pritet që të largohet nga skuadra e Mikel Artetës si një transferim i lirë.

Sipas “ESPN”, Lyon shpreson të bindë francezin të kthehet në klub, duke refuzuar një sërë ofertash të tjera në proces, prandaj do i ofrojnë një pagë të madhe.

Lacazette më parë përfaqësoi skuadrën franceze midis 2003 dhe 2017, duke kaluar nëpër radhët e të rinjve në klub përpara se të përfaqësonte ekipin e parë në 275 raste në të gjitha garat.

Ndërkohë, qendërsulmuesi ka arritur 70 gola dhe 33 asistime në 193 paraqitje për Arsenalin, që nga transferimi te “Topçinjtë” për një vlerë prej 46.5 milionë funte.