LVV dënohet me 2 mijë euro gjobë

Pas njoftimit se PDK-ja është dënuar me 2 mijë euro gjobë për shkak të mos respektimit të masave anti Covid, me gjobë të njëjtë është denuar edhe Lëvzija Vetëvendosje. Drejtori i Inspekcionit  Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se edhe Vetëvendosje është dënuar me 2 mijë euro gjobë. “Askush mbi ligjin! As VV! Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska”, ka shkruar Tahiri në Facebook.