Luuk De Jong i thotë lamtumirë Barcelonës

Sulmuesi holandez, Luuk De Jong është larguar edhe zyrtarisht nga Barcelona.

Luuk De Jong ka qenë i huazuar nga Sevilla te Barcelona sezonin e kaluar.

Por, ai tashmë ka njoftuar se ka mbaruar koha e tij te ekipi katalanas.

Këtë e ka bërë duke postuar në rrjetet e tij sociale.

“Culers, ka qenë një udhëtim i veçantë… Ju uroj më të mirat në të ardhmen!”, ishin fjalët e holandezit.

Ai do të rikthehet te Sevilla, pasi ka edhe një vit kontratë me ekipin spanjoll.

Por, së fundmi ka qenë i lidhur me një transferim te PSV Eindhoven.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 31 vjeçarit.