“Lutemi për mërgimtarët”, Yll Limani reagon i pikëlluar pas lajmit të aksidentit në Kroaci

Sot ka ndodhur një aksident tragjik në Kroaci me udhëtarë kosovarë ku gjetën vdekjen së paku 10 persona ndërsa ka edhe mbi 50 të lënduar të tjerë, shkruan lajmi.net.

Ky aksident tragjik ka prekur thellë popullin kosovar ndërsa edhe estrada shqiptare ka filluar duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat si pasojë e aksidentit.

Ndër ta është edhe Yll Limani i cili hyri në Instagram për të shprehur lutjet e tij ndaj mërgimtarëve.

“Lutemi për mërgimtarët”, shkruhej në foton e postuar nga këngëtari, rast tragjik ky i cili ka prekur të gjithë shqiptarët anë e mbanë./Lajmi.net/