inistria e Infrastrukturës, ku ministër i saj është Lumir Abdixhiku i LDK-së, i ka dhënë leje fluturimit të Behgjet Pacollit për në Aeroportin e Prishtinës.
Kjo konfirmohet nëpërmjet një letërkëmbimi që kanë pasur zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës me ata të aeroportit, e të cilin e ka siguruar “Koha”.
Në emër të ministrit, lejen e ka dhënë shefi i stafit, Alban Zogaj.
Megjithatë, kjo është bërë pa prapa shpinës dhe pa koordinimin ndërmjet ministrive për këtë çështje. UD i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vetëm është njoftuar sot në ora 1 pas mesnate për vendimin, ndërkaq Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk është konsultuar fare.
“Nuk dihet nëse do të respektohen protokollet sikurse në rastet e kaluara. Pacolli për kthimin e tij ka kërkuar shmangien e disa prej procedurave, përkatësisht karantinimin.” raporton Koha.
Kthimi i Pacollit vjen në javën kur po negociohet arritja e marrëveshjes së koalicionit mes LDK-s, AAK-s dhe koalicionit Nisma-AKR, pasi presidenti ia kërkoi mandatarin Isa Mustafës (LDK).