Nis puna për disa biznese në Serbi, vijon ora policore për festat e majit

Që nga dita e sotme Serbia fillon me zbutjen e masave kufizuese si pasojë e Covid-19. Qytetarët e moshës mbi 65 vjeç mund të dalin çdo ditë në shëtitje. Në Serbi prej sot fillojnë me punë edhe disa kategori të bizneseve. Nga sot me punë të fillojnë parkukeritë si dhe qendrat e fitnesit.

Nga sot qytetarët e moshuar mbi 64 vjeç mund të dalin në shëtitje një orëshe çdo ditë, ndërsa javën e kaluar e kishin të lejuar tre herë në javë nga gjysmë ore.

Sikur javën e kaluar, ata mund të dalin në shëtitje në periudhën nga ora 18:00 deri në ora 01:00 pas mesnate, apo në kohën e ndalesës së lëvizjes dhe jo më shumë se 600 metra nga vendbanimi. Shitoret për të moshuarit do të hapen të enjten nga ora 16:00 deri në ora 7:00 e mëngjesit.

Meqenëse po afrohet festa e 1 Majit dhe me qëllim të minimizimit të kontakteve sociale, qeveria e Serbisë ka miratuar një vendim që ndalon lëvizjen nga e enjtja, 30 prill në ora 18:00 deri të hënën, 4 maj në 5:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, u njoftua edhe hapja e transportit ndërurban.