Lukaku vazhdon të stërvitet anash grupit – do të mungojë përsëri ndaj Barcelonës

Inter do të jetë me mungesë të madhe ndaj Barcelonës edhe në ndeshjen e dytë.

Tash e disa javë, skuadra e Inter po paraqitet pa shërbimet e sulmuesit belg, Romelu Lukaku.

Lukaku ka pësuar një lëndim dhe e ka të pamundur ta ndihmojë skuadrën e tij në këtë periudhë.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se belgu po vazhdon të stërvitet i veçuar nga grupi.

Kësisoj, Lukaku do t’i mungojë Interit edhe në ndeshjen e dytë ndaj Barcelonës.

Me grupin nuk janë stërvitur as Joaquin Correa e as Marcelo Brozovic – ky i fundit s’luan deri në vitin 2023 me Inter, për të shmangur telashet para Kupës së Botës.

Inzaghi pritet ta luajë formacionin e njëjtë sikur javën e kaluar, përveç Robin Gosens që pritet të marrë vendin e Dimarco.