Lukaku refuzon të pranojë propozimin e Milanit

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku thuhet se nuk do të pranojë asnjë propozim nga Milani këtë verë.

Ylli belg ka kaluar një sezon të vështirë në Stamford Bridge pasi siguroi një transferim prej 115 milionë eurosh nga Interi verën e kaluar.

Lukaku ka bërë vetëm një ndeshje si titullar në ligë që nga fundi i shkurtit dhe ishte zëvendësues i papërdorur në humbjen e së dielës ndaj Evertonit.

Thomas Tuchel ka preferuar Kai Havertz si një sulmues të improvizuar para Lukakut, gjë që vetëm ka forcuar dyshimet për kohën e tij në Londër.

Gjiganti italian, Milani është shfaqur si kandidat i mundshëm për të nënshkruar me Lukakun, pas situatës së tij jo të këndshme.

Megjithatë, sipas Evening Standard, Lukaku do të refuzoj të bashkohet me Rossonerët për shkak të historisë së tij me Interin.

Nga ana e tij, Lukaku do të preferonte të qëndronte në Chelsea dhe t’u tregonte dyshuesve të tij se e kanë gabim, megjithëse kjo do të vështirësohet nëse Tuchel mbetet në krye të ekipit.