Lukaku do konsiderojë kalimin te Tottenham

Në ditët e fundit, belgu ka deklaruar se nuk është i lumtur me situatën në “Stamford Bridge”, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, shkak i deklaratave, 28-vjeçari nuk u ftua për takimin ndaj Liverpoolit, me kryetrajnerin Thomas Tuchel që do bisedoi me lojtarin në ditët e ardhshme.

Sidoqoftë, sipas “Gazzetta dello Sport”, Lukaku është i hapur për kalimin te Spurs, shkaku i trajnerit Antonio Conte.

Me Lukakun që preferon rikthimin te Inter pas vetëm gjashtë muaj pre largimit, Inter nuk ka para për të paguar kartonin e qendërsulmuesit.

Ndërkohë, Tottenham në rast që vendos të shesë Kane në verë, atëherë do e kishte të lehtë të paguante vlerën që kërkonte Chelsea për Lukakun, në rast që vendosin ta shesin në verë.