Luizi: Nëse nuk e fitoj këtu, do të shkoj të fitoj Grande Fratello

Luizi është fenomeni i padiskutueshëm i këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”.

Ani pse është pretendentë për të fituar këtë “BBVA”, ai ka edhe një synim tjetër nëse ndodh e kundërta, shkruan lajmi.net.

Ai tha se në rast që nuk ndodhë një gjë e tillë, do të synoj që të shkoj në Itali te “Grande Fratello”.

Luizi tutje u shpreh se ai e njeh mirë gjuhën italiane dhe është i bindur se edhe atje do t’i ecte mirë një rrugëtim i tillë.

“E gjeta synimin e radhës. Do shkoj të fitoj Grande Fratello se s’bën. Nëse nuk e fitoj këtu, do e fitoj atje. Kurdo që të fillojë do e filloj atje. E flas shumë mirë, si shqipen. Është gjë e mirë se edhe batutat më vijnë italisht, për zotin eci në Itali. Shqiptarë ka sa të duash”, u shpreh Luizi.

Ndryshe, përflitet se do të ketë shumë befasira pas ngjarjes tragjike në Top Channel./Lajmi.net/