Luizi mban fjalën, pas puthjes së Kiarës e lë cigaren

Luizi gjatë një “prime” ka premtuar që nëse e fiton Kiarën do e lërë cigaren.

Mbrëmë puthja e shumë kërkuar u dha gjatë një “dasme” të organizuar nga urdhëri i “Vëllaut të Madh”, shkruan lajmi.net.

Sot ai ka shprehur se zyrtarisht ka lënë cigaren, duke mbajtur fjalën që dha disa kohë më parë.

“Unë zyrtarisht kam lënë cigaren, kam dhënë fjalën. I kam dhënë fjalën Arbanës”, tha Luizi.

Ndryshe, “dasma” e tyre ishte ndër më të komentuarat ani pse nuk ishte reale./Lajmi.net/