Luiz Ejlli publikon këngën e re “Amanet”

Artisti i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) këngën e re.

“Amanet” mban titullin projekti i tij i radhës, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Protagonist në videoklip është komediani dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania 2, Elvis Pupa si dhe Santiana Maloku.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Petro Xhori me muzikë nga Anxhelo Koci.

Aranzhmenti i këngës u realizua nga Xhumill, kurse në saksofon është Franci Sula.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja i është besuar produksionit SynopsisAds.

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/