Luiz Ejlli interpreton një prej këngëve të Ghetto Geasyt bashkë me një grup të vajzave, reperi: Baba është rikthyer

Ai është kthyer në një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

Fjala është për fituesin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin, i cili mori famë të madhe në formatin e lartpërmendur.

I njëjti po shijon në masë të madhe famën pas përfundimit të këtij spektakli, ndërsa është mjaft i angazhuar si me projekte ashtu edhe me koncerte.

Foto: Screenshot/Instagram

Artisti shkodran së fundmi është shfaqur duke interpretuar një prej këngëve të Ghetto Geasyt bashkë me një grup të vajzave.

Më pas kjo u postua edhe në InstaStory të Getoar Selimit, i cili shkroi: “Luiz baba është rikthyer”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ghetto me gjasë i është referuar kthimit të tij të fuqishëm në muzikë, duke sjellë vazhdimit këngë të reja.

Veç kësaj, Luizi momentalisht është i ngarkuar edhe me xhirimet e filmit të ri “Në kuadër të dashurisë”, ku luan krahas Olta Gixharit.