Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Barcelonës, Luis Suarez shënoi një het-trik të jashtëzakonshëm brenda 38 minutave lojë në debutimin e tij për klubin e ri Gremio.
Suarez ishte një lojtar i lirë në verë dhe vendosi të kthehej në klubin e fëmijërisë, Nacional, për një vit në vendlindjen e tij Uruguai. Ai shënoi tetë herë në 14 ndeshje të ligës për të ndihmuar Nacional të bëhej kampion i Primera Division.
Por, ai shkoi në Kupën e Botës pa klub, përpara se të nënshkruante një marrëveshje dyvjeçare me Gremion më 31 dhjetor.
Ai tani bëri paraqitjen e tij të parë me klubin brazilian në një fitore 4-1 kundër Sao Luiz mbrëmë (e martë) dhe nuk zhgënjeu.
Suarezit iu bë një pritje e zhurmshme në fillim të kësaj jave, kur mbi 30 mijë tifozë dolën për prezantimin e tij zyrtar dhe uruguaiani filloi t’ua kthej me gola.