Lufta Rusi-Ukrainë, OKB: Jemi shumë larg paqes

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk është afër, shkruan CNN.

“Ne jemi shumë larg fundit të luftës,” u tha ai gazetarëve pas një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin. “Armëpushimi nuk është në horizont,” tha ai, duke shtuar, “Unë do të gënjeja nëse do të thoja se do të ndodhte”.

Diplomati tha se ai diskutoi një sërë çështjesh me Putinin, duke përfshirë marrëveshjen e grurit dhe mundësinë e eksporteve ruse, por paralajmëroi se ka pengesa për eksportin e ushqimit dhe plehrave ruse.

Të dy diskutuan gjithashtu për të burgosurit e luftës dhe Guterres citoi Putinin të thoshte se nuk do të kishte pengesa nga Rusia në lidhje me panelin që do të kryente një mision për mbledhjen e provave për sulmin e muajit të kaluar në një burg në rajonin e pushtuar nga Rusia të Ukrainës Lindore, ku mbeten dhjetëra të vrarë.

Guterres tha se ai foli edhe me Putinin për centralin bërthamor të Ukrainës.