Lufta po hyn në fazën e tretë, ukrainasit “zbërthejnë” planin rus: Çfarë ndodh tani?

Pushtimi rus i Ukrainës po hyn në fazën e tretë, që do të karakterizohet nga luftime të zgjatura, sipas zyrtarëve të qeverisë ukrainase.

“Faza e parë” e ofensivës ruse ishte përpjekja për të pushtuar Ukrainën brenda pak ditësh, tha këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Viktor Andrushev, mbrëmjen e së premtes.

“Faza e dytë” u shënua nga përpjekjet për të rrethuar forcat ukrainase dhe për t’i mposhtur ato në zona të ndryshme, shtoi ai.

Në këtë “fazë të tretë” të re do të shohim trupat ruse që mbrojnë territoret në të cilat kanë marrë kontrollin deri më tani, tha ai.

“Kjo tregon se ata po planifikojnë një luftë të zgjatur”, tha një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. “Moska duket se beson se një luftë e zgjatur mund ta shtyjë Perëndimin në tryezën e negociatave dhe ta detyrojë Ukrainën të tërhiqet”, theksoi ai ai.

Ndërkohë, Oleksiy Arestovich, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se luftimet e deritanishme kanë treguar se imazhi i Moskës për ushtrinë ruse, “ushtria e pamposhtur, e dyta më e madhe në botë” është e rreme, raportoi Agjencia ukrainase UNIAN.

Arestovich tha gjithashtu se ai priste kolapsin e afërt të ekonomisë ruse në verë. g.v/abcnes.al