Lufta në Ukrainë, kryebashkiaku i Kharkiv: Do t’i mposhtim rusët

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, tha se forcat ukrainase do të arrijnë të mposhtin forcat ruse.

Nën sulmin e bombardimeve të vazhdueshme ruse, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës ka arritur t’i rezistojë forcave ruse, tha Terekhov të martën, shkruan CNN

Granatimet, sulmet ajrore dhe shpërthimet në lagjet e banuara kanë shkatërruar qytetin verilindor por ai ende nuk ka rënë në duart e rusëve dhe do të arrijë të mposhtë rusët  falë ushtrisë ukrainase, këmbënguli Terekhov.

Gjatë javës së kaluar, forcat ruse kanë shënjestruar zonat e banuara në Kharkiv, duke goditur shkolla, dyqane, spitale, blloqe apartamentesh dhe kisha. Qyteti me 1.5 milionë banorë ka nevojë urgjente për ushqim, ilaçe dhe rrobat, tha Terekhov.