Lufta Izrael-Palestinë: Një civil libanez u vra mes shkëmbimeve të zjarrit në kufi

Një civil libanez është vrarë pranë kufirit izraelito-libanez, sipas forcave paqeruajtëse të OKB-së UNIFIL, raporton Skynews.

Zona ka parë shkëmbime të rënda zjarri midis ushtrisë izraelite dhe grupit militant Hezbollah, një aleat i Hamasit.

Izraeli u përgjigj me granatime pasi grupi hodhi raketa në një pozicion izraelit në fshatin Manra më herët.

Zëdhënësi i UNIFIL, Andrea Tenenti, tha se Forcat e Armatosura Lebeneze kishin kërkuar ndihmë për “shtatë individë të bllokuar pranë Linjës Blu” gjatë një “shkëmbimi zjarri” atje.

Ai shtoi se UNIFIL kishte kontaktuar ushtrinë izraelite duke i kërkuar që të pushonte zjarrin për të shpëtuar grupin.

“Tragjikisht një person humbi jetën gjatë këtij incidenti dhe të tjerët u shpëtuan me sukses”, tha ai.

Një burim libanez i sigurisë tha se civili u vra nga zjarri izraelit.