Luana Vjollca e rrethuar me valixhe të brendeve më të njohura

Luana Vjollca ka anuluar të gjitha planet dhe po qëndron e mbyllur në shtëpi në këtë kohë pandemie.

Por, ajo tani pret me padurim të përfundojë karantina dhe me anë të një imazhi tha se pas karantinës do të udhëtojë menjëherë jasht vendit.

Moderatorja ka publikuar një fotografi, të realizuar kohë më parë në aeroport, ku shihet e rrethuar me valixhe.

Ajo që të bie në sy në këtë fotografi, është fakti se valixhet e Luanës ishin të brendeve më të shtrenjta, përfshirë “Balmain”, “Roberto Cavalli”, e të tjerë.

“Unë pas karantinës”, ka shkruar ajo me shaka sipër fotografisë, në të cilën nuk munguan komentet e ndjekësve të shumtë të saj.