Capital T nuk i ndal aktivitetet fizike as në shtëpi, ka një këshillë për fansat

Në këtë kohë kur të gjithë detyrohen të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, qytetarët nuk kanë mundësi t’i vizitojnë palestrat.

Reperi Capital T njihet si një prej personave që është shumë i dhënë pas palestrës dhe ka arritur ta formësojë figurën trupore.

Ai nuk i ka ndalur ushtrimet as gjatë kësaj periudhe, këtë  e tregoi përmes një imazhi, ku shfaqet duke ushtruar në shtëpi.

“Punoni në distancë nga shtëpia 🏃🏻‍♂️ Dhe ohhhh mos harroni të buzëqeshni”, janë fjalët e reperit sipër fotos.

Për ndryshe, “Je t’aime” titullohet projekti i fundit muzikor nga Capital T, i cili u prit shumë mirë në publik.