Luajalistët e paparë të pushtetit!

Shkruan: Medai Shaholli

Në rresht gatitu, këta trimat që po shihni në karikaturën e mëposhtëme janë luajalistët shqiptarë të partiçkave politike që kanë bërë një betim dhe një kontratë me pushtetin se nuk do të kërkojnë barazi të plotë me maqedoncat.

Loja e tradhtisë së madhe ka filluar që në vitin 1991, kur u miratua kushtetuta e re ‘demokratike’ në të cilën shqiptarët u fshin nga faqet e saj si pakicë kombëtare por përkundrazi, deputetët shqiptarë të PPD-së ngritën dolli me ish presidentin e atëhershëm Gligorov si arritje e madhe e demokracisë!

Loja e ndyrë me lakun shqiptar vazhdoi me konfliktin e stisur të 2001, ku shqiptarëve u thanë se kemi fituar lirinë dhe barazinë me MO, e cila sanksionoi gjuhën shqipe si shifër e 20% dhe jo si gjuhë e kombit shqitar.

Dhe fundi i të gjitha të këqijave vjen më 2019, kur partiçkat tona servile të pushtetit me pretekstin e integrimeve europiane tërhoqën amandamentet për nenin famëkeq të nofkës së 20%.
Sot për të ndryshuar kushtetutën duhem të paktën 80 vota pro, gjë që nuk e arrijmë dot pasi sistemi zgjedhor dhe pushteti ka përgatitur kurthin që shqiptarët mos arrijnë të fitojnë më shumë se 35 deputet në gjithë vendin.
Ja pra kjo është loja e madhe shpërblyese e pushtetit për shqiptarët që arrin t’i shpërblej servilët e oborrit qeveritar me kocka të mbetura nga darkat e majme të qeverisë për luajalizmin e paparë të këtyre servilëve që për hir të kockave të pushtetit sakrifikuan interesin kombëtar.

Ndaj, shqiptarët e Severnës mos ëndërrojnë shumë nga këta servilë dhe lypsarë të shlyejnë nga kushtetuta e njëanëshme e pushtetit nofkën e ndyrë të 20% pasi duhen burra të tjerë për ato ndryshime.